DnV: Partitë nuk arrijnë të promovojnë demokraci dhe barazi gjinore

Demokracia në Veprim, konsideron se nuk është rast më i mirë i përfshirjes së grave as në listat zgjedhore, sipas modelit ‘zebër’ – ku çdo i dyti kandidat i përket gjinisë tjetër, subjektet politike edhe në këto zgjedhje janë mjaftuar me respektimin e kriterit pothuajse minimal ligjor prej 30%.

Nga 5,239 kandidatë të certifikuar për kuvendet komunale, vetëm 1,943 prej tyre janë gra, apo vetëm rreth 37%.

Demokracia në Veprim u rikujton subjekteve politike se gratë përbëjnë gjysmën e popullsisë së vendit, andaj anashkalimi i tyre nuk i shërben demokratizimit të partive e as  barazisë gjinore dhe ofrimit të mundësive të barabarta për të dy gjinitë./Rahoveci INFO/

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!