Konjufca pajtohet me kërkesat e Abdixhikut dhe Krasniqit për shkurtimin e fushatës zgjedhore

Ai ka thënë se mbështet deklaratat e kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe atij të PDK-së, Memli Krasniqi për shkurtimin e fushatës zgjedhore.

“Fushata zgjedhore jo vetëm që duhet të shkurtohet por unë do të thoja ndoshta të hiqet krejt për shkak të pandemisë”, tha Konjufca në T7.

Ai ka thënë se kërkesat e Abdixhikut dhe Krasniqit janë të arsyeshme, andaj edhe pajtohet me to.

“Së pari mua mu dukën shumë të arsyeshme adresimet edhe të z.Abdixhiku edhe të z.Krasniqi sa i përket zgjedhjeve dhe fushatës zgjedhore. Unë pajtohem plotësisht me këtë qëndrim”, tha ai.

Kujtojmë që javën që shkoi kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku u ka bërë ftesë publike liderëve të tri partive parlamentare, atij të LVV-së, Albin Kurti, të PDK-së, Memli Krasniqi dhe të AAK-së, Ramush Haradinaj, nga të cilët ka kërkuar që të kapërcehen dallimet dhe të bëjnë një pakt zgjedhor duke marr parasysh situatën e rëndë me pandeminë.

Abdixhiku ka kërkuar nga liderët e tre partive parlamentare që të shkurtojnë fushatën zgjedhore dhe përballjen politike nga terreni ku grumbullohen mijëra njerëz të bëjnë në debate në media, përballje digjitale e sociale.

Ai ka marrë përgjigje pozitive nga lideri i PDK-së, Memli Krasniqi dhe ai i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!