Pacolli me akuza ndaj Abazoviqit: Po dëmton marrëdhëniet e Malit të Zi me Kosovën

 

Në këtë ceremoni që shpërfaqi ndarjet e thella në vendin e vogël buzë Adriatiku, rreth lidhjeve të tij me Serbinë fqinje.

Rreth ngjarjeve në vendin fqinj të Kosovës ka reaguar edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli.

Pacolli ka hedhur akuza ndaj zëvendëskryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq pasi sipas tij po dëmton shtetësinë e Malit të Zi dhe raportet me Kosovën.

“Do të ishte një ligësi kombëtare e shqiptarëve që për qejfet apo egot e një politikani si Driton Abazoviqi të vihet në pyetje shtetësia e Malit të Zi dhe marrëdhëniet e këtij shteti me Kosovën”.

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi dhe koordinatori i shërbimeve të sigurisë, Dritan Abazoviq, pas trazirave tha se është më e rëndësishmja që të ruhet paqja dhe rendi kushtetues pas protestave në Cetinë.

I pyetur nëse ka informacione se kush qëndronte prapa protestës, Abazoviq, tha se po bëhen hetime ndaj disa personave, përfshirë edhe këshilltarit të presidentit Veselin Veljoviq, i cili është arrestuar.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!