Arrestohen aktivistët e PSD-së që penguan konferencën e kryetares së Speciales

Pasi që kryetarja e Speciales ka marrë fjalën për të folur para gazetarëve, dy persona e kanë penguar duke vërshëllyer me filikaça, transmeton Rahoveci INFO.
Njëri nga aktivistët ka thënë para mediave se kryetarja Trendafilova është kryetare e një gjykatë të padrejtë dhe se Gjykata Speciale është dashur të merret me krimet e Serbisë në Kosovë.
Të dy aktivistët janë larguar vullnetarisht nga salla e konferencës, ndërsa janë arrestuar jashtë objektit nga Policia e Kosovës.
Aktivistë të tjerë kanë shkruar mbishkrime si “Non Grata” në njërën veturë të EULEX-it. /Rahoveci INFO/