Dy persona pengojnë fjalën e Kryetares së Gjykatës Speciale me filikaça, e quajnë “gjykatë të padrejtë”

Ajo ka mbajtur edhe një konferencë për media ku edhe i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, transmeton Rahoveci INFO.

Në një moment, dy persona kanë filluar të firshkëllojnë me filikaça në sallën e konferencës duke e penguar fjalën e Trendafilovës.

Njëri nga personat, në një moment ka deklaruar se “zonja Trendafilova është kryetare e një gjykate të padrejtë, andaj edhe nuk mund ta lejojnë që një konferencë e tillë të kalojë në heshtje”.

Personi në fjalë ka thënë se hetimet nga Gjykata Speciale ishte dashur të bëheshin ndaj agresorit, në këtë rast ndaj shtetit të Serbisë.

Dy personat që kanë penguar fjalën e Kryetarës së Gjykatës Speciale, janë larguar nga salla e konferencës pas pak minutash. /Rahoveci INFO/

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!