Konjufca akuzoi Haradinajn për korrupsion, reagon AAK

Grupi Parlamentar i AAK-së i kanë quajtur broçkulla akuzat e Konjufcës që dha mbrëmjen e së hënës në emisionin DPT në T7.

Ata kanë hedhur poshtë çdo pretendim se Haradinaj ka pasë probleme me ligjin për shpronësim tokash e korrupsion.

“Kur ‘Ushtria Fashiste e Facebook-ut’ e Albin Kurtit shanë e sulmon gjithsecilin dhe për gjithçka, kjo edhe është e kuptueshme se atë detyrë kanë dhe për atë paguhen. Po kur i jep gojës pa fre edhe njeriu që e mban postin e Kryetarit të Kuvendit, kjo është shqetësuese. Ky zotnia bëhet edhe prokuror, edhe gjyqtar edhe pa fije turpi flet broçkulla në publik, se si Ramush Haradinaj paska probleme me ligjin për shpronësim tokash e korrupsion! Sa për informimin e opinionit publik e jo për oborrtarët e Albin Kurtit ( se këta të fundit e dijnë të vërtetën), Ramush Haradinaj kurrë nuk është marrë me shitjen e as stërshitjen e tokave dhe në jetën e tij nuk ka pasur e as nuk ka një akuzë për asgjë, nëse këtu nuk i llogaritni akuzat e luftës speciale të Serbisë kundër tij! E dyta, e dini ju e gjithë të tjerët se ky Shtet e ka një sistem që merret me shpronësimin e tokave, kjo për projekte të interesit nacional dhe ky sistem është krejtësisht i pavarur dhe jashtë kontrollit të çdo kryeministri”, thuhet në reagim.

Megjithëkëtë, ata kanë pyetur Konjufcën se pse vendi është shndërruar në vend të vdekjes.

“Prandaj ti Glauk Konjufca përgjigju pse vendi ku ti je Kryetar Kuvendi, është shndërruar në vend të vdekjes dhe kjo edhe me fajin tënd e të qeverisë e rrethit tënd! Mos u merrni me rrena e me shpifje se po e tmerroni një popull të tërë me diskursin e poshtër publik. Ruajeni pak fytyrë, se jeta është e gjatë e nuk i dihet”, thuhet në reagim.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!