Krasniqi falënderon SHBA-të për ndihmën me vaksina, fton Qeverinë të filloj menjëherë vaksinimin masiv

Lideri i opozitës ka përsëritur thirrjen ndaj Qeverisë që të angazhojë të gjitha kapacitetet shtetërore për një vaksinim masiv, me qendra të reja vaksinimi në të gjithë territorin e Kosovës, në mënyrë që të ndalet hovi i kobshëm i pandemisë.

Deklarata e plotë e kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi:

Mirënjohje dhe falënderim të thellë ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ndihmën e radhës me vaksina, të cilat vijnë në një periudhë tragjike që po kalon vendi ynë tash e disa ditë nga numri i madh i vdekjeve dhe rasteve aktive me Covid-19.

Ashtu siç kemi bërë tash e sa javë, i bëjmë sërish thirrje qeverisë që të angazhojë të gjitha kapacitetet shtetërore për një vaksinim masiv, me qendra të reja vaksinimi në të gjithë territorin e Kosovës, në mënyrë që të ndalet hovi i kobshëm i pandemisë.

Krahas kësaj, Qeveria duhet të ofrojë një plan të duhur e të shpejtë për ndihmë financiare ndaj qytetarëve që po vuajnë pasoja të rënda nga pandemia, jo vetëm shëndetësore, por edhe ekonomike.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!