​Specialja cakton seanca e radhës ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit

Sipas njoftimit, seanca e radhës ndaj tyre do të mbahet të martën më 14 shtator në orën 14:30.

Përndryshe, aktakuza ndaj ish-eprorëve UÇK-së u bë më 26 tetor të vitit 2020.

Kujtojmë se së fundmi, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes avokatit të tij, Gregory Keohe, ka kërkuar përjashtimin edhe të një gjyqtari nga Paneli i Apelit, që do ta ketë në dorë vendimin për lirimin ose jo të tij nga paraburgimi.

Kjo ka qenë kërkesa e dytë e Thaçit, pas kërkesës për përjashtimin e kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, nga funksioni i saj për caktimin e gjyqtarëve të Apelit në këtë çështje.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!