Abdixhiku: Do të shpërthejë skandali, qeveria s’po i përgjigjet SHBA-ve për gazin

“Ka një përplasje në heshtje që do të shpërthejë shumë shpejt për çështjen e gazit, unë jam njoftuar drejtpërdrejtë, do të bëhet publike shumë shpejt, nuk ka përgjigje në kërkesën e SHBA-së për prurjen e gazit në Kosovë, që është një politikë strategjike amerikanë për rajon, jo vetëm për Kosovë por për rajon dhe Qeveria e Kosovës i mbanë në stand by”.

“Do të shpërthejë skandali nëse nuk ka përgjigje pozitive, do të bëhet çështje në Kosovë, patjetër SHBA-ja  ka fonde në Kosovë, ka mjete të dedikuara për Kosovën, ka projekte multi-milionëshe në sektorin e energjisë që pret nga qeveria e Kosovës për të dhënë përgjigje pozitive. Kjo është strategjikisht e gabuar, e tmerrshme si orientim, e pafalshme për Kosovën nëse ndodhë një përplasje e tillë, ose një mos koordinim i tillë.” tha Abdixhiku në emisionin Rubikon në Klan Kosova.

Sipas udhëheqësit të LDK-së, partia në pushtet nuk ka plan për ecjen strategjike me SHBA-të.

“Ne nuk jemi duke e përfshirë asetin tonë më të madh, kjo është administrata më pro kosovare që kanë pasur SHBA-të ndonjëherë. Ka mungesë serioze të dëshirës për të pasur SHBA-në të përfshirë këtu, jo në përmasën e bastardizimit që u kemi bërë amerikanët  tash e një kohë në Kosovë, që çdo zyrtar amerikan ta lartësojmë e ta bëjmë hyjnor, por po flas për presidentin e SHBA-së me relacione familjare individuale me një njeri që është marrë me çështjen e Kosovës tash e 30 vite e me siguri me administratën e fundit që ka memorie të gjallë për çështjen e Kosovës, besoj se këtë duhet shfrytëzuar”.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!