Hapja e arkivave të UÇK-së – Çitaku i përgjigjet Bislimit: Keni rënë në grackë me pasoja të frikshme

Me anë të një postimi në Facebook, Çitaku e ka pyetur Bislimin se për cilat arkiva bëhet fjalë, ngase siç thotë ato të Beogradit tanimë janë në Hagë, shkruan Rahoveci INFO.

“Ju a po mendoni që me pasë pasë UÇK arkiva të tilla ato nuk kishin dalë tashmë?!!!”, ka shkruar nënkryetarja e PDK-së.

Sipas Çitakut, kjo është grackë e rrezikshme dhe me veprimet e tij, Bislimi e ka pranuar atë që Serbia e ka akuzuar Kosovën dhe UÇK-në me vite të tëra.

Postimi i plotë:

Zv.kryeministri paska deklaruar në Bruksel se Beogradi është pajtuar t’i hapin arkivat, e aty paska thanë edhe diçka për hapjen e arkivave për UÇK-në.

Zoti Bislimi, për cilat arkiva e ke fjalën? Arkivat e Beogradit për UÇK-në? Ato tashmë janë në Hagë. Arkivat e Kosovës për UÇK-në? Apo arkivat e fabrikuara nga të tjerët për UÇK-në?

Ju a po mendoni që me pasë pasë UÇK arkiva të tilla ato nuk kishin dalë tashmë?!!!

Kjo është një grackë e rrezikshme, me pasoja të frikshme. Me veprimet tuaja të papërgjegjshme tashmë keni pranuar atë për të cilën Serbia ka akuzuar Kosovën dhe UÇK-në për vite të tëra. /Rahoveci INFO/

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!