Bislimi shkakton përçarje në delegacionin e dialogut, eksperti distancohet nga deklarata e tij

Ai në një postim në Facebook ka thënë se këto deklarata kanë dëmtuar përpjekjet e delegacionit të mëhershëm që UÇK të mos përfshihet në asnjë formë në diskursin e perzonave të zhdukur, shkruan Rahoveci INFO.

“Si pjesëtar i grupit të eksperteve në mbështetje te delegacionit ne bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, personalisht dhe profesionalisht distancohem nga qëndrimi i delegacionit lidhur me arkivat dhe përfshirjen e UÇK ne diskursin për personat e zhdukur. Deklaratat e fundit kanë dëmtuar përpjekjet e delegacionit të mëparshëm që UÇK të mos përfshihet në asnjë mënyrë në diskursin rreth personave të zhdukur.”, ka shkruar ai në Facebook.

Siç ka thënë ai, kjo deklaratë është shumë e dëmshme për Kosovën marrë për bazë periudhën kur krerët e UÇK-së po gjykohen në Hagë për krime lufte.

Muharremi ka vlerësuar se hapja e arkivave te UÇK ka qenë kërkesë e vazhdueshme e Serbisë për te

“Nuk është me rëndësi se si dhe në çfarë konteksti është bere deklarata, por efekti i saj, i cili tani ka përfshirë edhe UÇK si pjese te problemit. Kjo është e dëmshme dhe me pasoja për Kosovën, marrë parasysh edhe proceset gjyqësore që po zhvillohen në Hagë kundër UÇK, dhe për këtë arsye distancohem nga ky proces”, ka shtuar Muharremi. /Rahoveci INFO/

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!