Burim Krasniqi me goxha bagazh politik e menaxherial, gati për t’i dalë ballë Smajl Latifit

Kandidati i LDK-së për kryetar të Rahovecit, Burim Krasniqi po shihet si arrë e fortë për garën zgjedhore të 17 Tetorit.

Ai e ka filluar fushatën më herët se kundërkandidatët e tij, teksa është i gatshëm plotësisht për t’i dalë ballë kreut aktual në garën e vjeshtës, përcjell Rahoveci.info.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Krasniqi ka publikuar përvojën e tij ndër vite, teksa bie në sy bagazhi i shquar menaxherial e ai politik, ku vërehen dhjetra trajnime të përfunduara në vende evropiane e ato aziatike, si Gjermani, Danimarkë e Japoni.

Mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat, por ajo që është e rëndësishme, i pari i komunës, Smajl Latifi, ka arsye për të mos qëndruar i qetë sa i përket rezultatit.

/Rahoveci.info/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker