Murati: Pagesat e para për fëmijët dhe lehonat do të fillojnë në fund të këtij muaji

Murati në RTV Dukagjini ka thënë se shtesat e fëmijëve dhe subvencionimi për lehonat do të merren në fund të muajit.

“Pagesat e para fëmijët dhe nënat do të fillojnë në fund të këtij muaji”, tha Murati në RTV Dukagjini.

Ai ka thënë se numri i llogarisë bankare, të dhënat personale të nënave dhe të dhënat personale të fëmijës, janë ato që nevojiten për të marr shtesa të fëmijëve.

“Verifikimi bëhet në mënyrë automatike dhe të gjithë ata që janë kualifikuar, pagesën e parë e marrin në fund të muajit”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Murati ka thënë se do të fillohet me pak për të vazhduar me mbështetje tjera.

“Ne kaq kemi premtuar dhe po e realizojmë…Ne kemi paraparë edhe benifite tjera për gratë dhe fëmijët”, ka deklaruar Murati.

Fëmijët që kanë lindur nga 1 janari i vitit 2020 do të përfitojnë ndihmën prej 20 euro.

Kurse nga 1 janari i vitit të ardhëm, do të fillojë aplikimi për ata që kanë lindur nga viti 2018 e tutje, e kështu me radhë deri nderi në moshën 16 vjeçare do të përfitojnë  nga 10 euro në muaj.

Lehonat e papunësuara do të marrin nga 170 euro për gjashtë muaj, derisa lehonat e punësuara për tre muaj do të marrin të njëjtën shumë.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker