Pentagoni do t’i kërkoj leje Biden për ta bërë vaksinën të detyrueshme

Pentagoni pritet t’i kërkojë Presidentit amerikan, Joe Biden, miratimin për ta bërë të detyrueshëm vaksinimin kundër koronavirusit, për anëtarët e shërbimit ushtarak, jo më vonë se mesi i shtatorit.

Kështu kanë thënë dy zyrtarë nga Pentagon, për agjencinë e lajmeve Reuters.

Muajin e kaluar, Biden u ka bërë thirrje qeverive lokale që të paguajnë njerëzit për t’u vaksinuar kundër COVID-19, sëmundjes që shkakton koronavirusi, si dhe ka bërë të ditura rregullat e reja, përmes së cilave punëtorëve federalë u kërkohet dëshmi e vaksinimit apo testim i rregullt, për qasje nëpër ambiente të brendshme.

Në atë kohë ai ka thënë se Pentagoni duhet të analizojë se “si dhe kur” do t’iu kërkojë pjesëtarëve të ushtrisë që të marrin vaksinën.

Zyrtarët, duke folur në kushte anonimiteti, kanë thënë që është dhënë edhe një muaj kohë me shpresën që Administrata amerikane për Ushqim dhe Ilaçe do t’i japë kompanisë Pfizer miratim të plotë për përdorim të vaksinës.

Ky afat kohor mund të ndryshojë, nëse kjo Administratë miraton vaksinën më herët.

Ushtria amerikane ka thënë se rreth gjysma e forcave të armatosura tashmë janë vaksinuara plotësisht.Shkalla e vaksinimit është më e larta në marinën amerikane.

Sipas të dhënave të Pentagonit, për shkak se pjesëtarë të ushtrisë amerikane janë kryesisht të rinj dhe në formë të mirë fizike, vetëm 28 persona që shërbejnë në këtë ushtri, kanë vdekur me koronavirus, prej shpërthimit të pandemisë.

The post Pentagoni do t’i kërkoj leje Biden për ta bërë vaksinën të detyrueshme appeared first on Rahoveci INFO.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker