Specialja ia vazhdon paraburgimin ish-ushtarit të UÇK-së gjersa Besnik Bislimi flet për ‘arkivat’

Vendimi është marrë nga gjykatësi francez i procedurës paraprake, Nicollas Guillou, shkruan Rahoveci INFO.

Me këtë rast, gjykatësi ka urdhëruar mbrojtjen që parashtresat e radhës mbi rishiqimin e paraburgimit t’i dërgojë jo më vonë se më 13 tetor.

Vendimi në fjalë i Speciales vjen në një kohë kur pikërisht ky institucion është shumë i përfolur në Kosovë.

Kjo pas deklaratave të zv/kryeministrit të vendit, Besnik Bislimi, për hapjen e arkivave të UÇK-së, dhe konstatimin e tij se kjo do t’i shkonte për shtati edhe Kosovës. /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker