Cakolli ia kujton VV-së argumentet e saja: Presidenti nuk ka autoritet kushtetues për shtyrjen e zgjedhjeve

Madje u tha se është në diskrecionin e Presidentit një gjë e tillë.

Por Eugen Cakolli nga KDI thotë se Presidenti nuk ka autoritet kushtetues që të vendosë për shtyrjen e zgjedhjeve komunale për shkak të rritjes së numrit të personave të infektuar me COVID-19.

Përmes një statusi në Facebook, Cakolli ka dhënë disa argumente që sipas tij është e pamundur të shtyhen zgjedhjet lokale në këtë situatë.

Ky është postimi i tij i plotë:

Meqenëse tash seriozisht po trajtohet mundësia e shtyrjes së zgjedhjeve lokale, t’i rikujtojmë disa argumente të parashtruara një vit më parë:

– Presidenti nuk ka autoritet kushtetues që të vendosë për shtyrjen e zgjedhjeve komunale për shkak të rritjes së numrit të personave të infektuar me COVID-19;

– Shtyrja e zgjedhjeve privon qytetarët nga e drejta e tyre kushtetuese, sipas nenit 45, për t’u zgjedhur apo për të zgjedhur një nga kandidatët e certifikuar nga KQZ-ja;

– Shtyrja e zgjedhjeve ndalon që demokracia të materializojë funksionin e vetë përmes pjesëmarrjes së qytetarëve të komunës në

drejtim të zgjedhjes përmes votimit të përfaqësuesit të tyre në komunën përkatëse;

– Shtyrja e zgjedhjeve paraqet cenim të konventave ndërkombëtare dhe Kodit të Praktikës së Mirë në Çështjet Zgjedhore. Shtyrja, pa mbështetje kushtetuese dhe ligjore, shkel po ashtu të drejtat e garantuara sipas nenit 3 të Protokollit nr. 1 të KEDNJ-së;

Këto argumente (dhe të tjera) kundër shtyrjes së zgjedhjeve janë parashtruar pranë Gjykatës Kushtetuese (Rasti KO98/20) nga grupi parlamentar i LVV-së, kur Presidenti Thaçi kishte shtyrë zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Podujevës. /Rahoveci INFO/

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!