Dallimi radikal në përqindje të infektimit mes kohës kur Osmani kërkonte zgjedhje dhe asaj kur po tenton t’i shtyejë ato

Për arsye, Osmani po e përmendë situatën pandemike në vend.

Megjithatë, një vit më parë, ajo kërkonte zgjedhje, edhe pse numri i rasteve pozitive kthyer në përqindje ishte dukshëm më i madh.

Në një kërkim të thjeshtë në faqen zyrtare të institutit kombëtar të shëndetit pubik në vend mund të shihni dallimin radikal mes rasteve të vitit të kaluar, në periudhën Korrik dhe atë të Shtatorit të këtij viti, përcjell GazetaBlic.

Shihet se javën e fundit, përqindja e të infektuarve ka qenë goxha e ulët, pra nën 10%, ndërsa për periudhën kur atëbotë kryetarja e listës GUXO kërkonte zgjedhje, shifrat e infektimit ishin alarmante, madje kishte ditë edhe kur shifra e të rezultuarve pozitivë kalonte 50% -shin e të testuarve.

Më poshtë edhe krahasimi për një javë më parë, pra nga 26 Qershor deri më 2 Korrik 2020, kur presidentja kërkonte zgjedhje, me atë të javës së fundit, 5 Shtator – 11 Shtator 2021, kur Osmani po shqyrton shtyerjen e zgjedhjeve.

2 Korrik 2020 – 32%

1 Korrik 2020 – 42%

30 Qershor 2020 – 37%

29 Qershor 2020 – 52%

28 Qershor 2020 – 43%

27 Qershor 2020 – 46

26 Qershor 2020 – 30%

__________________

Sot – 6%

Dje – 7%

9 Shtator  – 6%

8 Shtator  – 7%

7 – Shtator – 8%

6 Shtator – 7%

5 Shtator – 8%

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker