Hoxhaj për 11 shtator: Kosova gjithmonë përkrah SHBA-së në luftën kundër terrorizmit

Përmes një statusi në Facebook, Hoxhaj ka thënë se 11 shtatori do të mbetet gjithmonë një datë e dhimbjes dhe një datë e kthesës historike.

“Në kujtesën e botës së qytetëruar, 11 shtatori do të mbetet gjithmonë një datë e dhimbjes dhe një datë e kthesës historike, me ç’rast bota u bashkua kundër të keqes, në luftë kundër terrorizmit.”, ka shkruar Hoxhaj.

Tutje, ai ka thënë se me 11 shtator u dëshmua se kur të gjithë bashkohen me idealin e lirisë, paqes e sigurisë globale, e keqja nuk mund të triumfojë asnjëherë!

“Populli i Kosovës ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë përkrah popullit mik amerikan! E Kosova gjithmonë partnere me SHBA-në në luftën kundër terrorizmit. Nderime për viktimat e 11 shtatorit të vitit 2001 në SHBA! “, përfundon statusin Enver Hoxhaj.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker