Kryekëshilltari pasanik i Osmanit që sulmoi mediat: Ka mbi 250 mijë euro në bankë

Mjafton një shikim në deklarimin e tij të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsion për të parë shumën marramendëse të parave të gatshme që ai ka në konto, shkruan Rahoveci INFO.

Veç në një llogari, ai ka 100 mijë euro. Në një tjetër, ai ka saktësisht 164 mijë dollarë amerikanë.

Por kjo nuk është e tëra. Vela në një llogari tjetër bankare ka 11 mijë e 348 euro. Në një tjetër, ai ka 1 mijë e 336 funta.

Në total në euro, pasuria e tij e gatshme veç në para kalon shifrën e 250 mijë euro.

Vela është shef kabineti i presidentes Osmani që kur kjo mori detyrën si kryetare e shtetit.

Ai nuk kurseu fjalët mbrëmë për mediat, duke i quajtur “të ish-regjimit të Prontos” veç pse ato raportuan për një ftesë të Vjosa Osmanit bërë partive për t’u takuar e për t’i shtyrë zgjedhjet.

Megjithatë, kjo tendencë e Osmanit, sipas Velës, ësht veç rekomandim i IKSHPK-së, të cilën Kurti e kritikoi dhe ua la fajin për rritjen enorme të rasteve dhe vdekjeve nga COVID-19. /Rahoveci INFO/

Vjosa Osmani çon përpara agjendën e VV-së, fton partitë për të shtyrë zgjedhjet

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker