Skandaloze: AAK-së në Rahovec një spërkatëse i kushton 196 euro

Lëvizja Vetëvendosje, dega në Rahovec, e ka cilësuar si “tenderomani” të AAK-së, duke vlerësuar se me këtë tender, buxheti komunal është dëmtuar për 7052 euro, transmeton Kosova Post.

Në reagimin publik të degës së Vetëvendosjes ndër të tjera thuhet se:

“Në kontratën e realizuar në mes të komunës tonë dhe kompanisë MSS për Furnizim të shkollave me dezinfektues dhe pako higjienike me vlerë prej 112,861.81 euro, vetëm për një pozicion buxheti i komunës (taksapaguesve) është dëmtuar për 7052 euro. Pra, pompat spërkatëse për dezinfektim, sipas kontratës çmimi për copë është 196 euro derisa çmimi real i tregut është 23.99 euro.”

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker