​KQZ mblidhet nesër, këto janë pikat e rendit të ditës

Në një njoftim për media është bërë i ditur rendi i ditës që do të diskutohet nga KQZ-ja në mbledhjen e cila fillon nga ora 15:00:

– Hyrje – Kreshnik Radoniqi, kryesues i mbledhjes së KQZ-së;

– Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbaleve;

– Aktivitetet e Sekretariatit të KQZ-së;

Aktivitetet e Zyrës për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim:

– Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për certifikim të kandidatit.

– Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për akreditimin e vëzhguesve.

Raportet e Këshillave të KQZ-së:

Këshilli për Operacione Zgjedhore

– Shqyrtimi dhe miratimi i doracakut të trajnimit për Zgjedhjet Lokale 2021.

– Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimeve nga verifikimi i aplikacioneve për regjistrim për votim jashtë Kosovës në katër komunat: Dragash, Suharekë, Junik dhe Mamushë.

– Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për ndarjen dhe paketimin e fletëvotimeve për votuesit me nevoja dhe rrethana të veçanta (kategoria e dytë e VNV-ve) dhe të ndryshme.

Ndryshe, presidentja Vjosa Osmani ka ftuar për nesër në një takim konsultativ partitë politike për ta diskutuar opinionin profesional dhe rekomandimin e Task Forcës së Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës lidhur me ndikimin e procesit zgjedhor në situatën epidemiologjike në vend.

Ky rekomandim i IKSHPK-së thotë se zgjedhjet komunale të 17 tetorit duhet të shtyhen.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker