Krasniqi takon kandidatët për kryetar komunash: Respektoni masat e shpalosni programin tek qytetarët

Lideri i opozitës ka shkruar në faqen e tij në Facebook se kandidatët e PDK-së do të shpalosin para qytetarëve planet dhe projektet e tyre politike dhe pas 17 tetorit, qytetarët do të kenë adresë të mirëfilltë për të jetësuar aspiratat e tyre në të gjitha komunat e Kosovës, transmeton Rahoveci INFO.

Deklarata e plotë e kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi:

Në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, krahas procesit demokratik zgjedhor, e kemi për obligim të tregojmë kujdes të shtuar dhe të respektojmë rekomandimet e institucioneve shëndetësore në këtë periudhë pandemie.

Për këtë qëllim, sot kam takuar të gjithë kandidatët për kryetar komune nga radhët e PDK-së, si dhe të gjithë shefat e shtabeve zgjedhore, që të marrin masa për t’iu përmbajtur të gjitha rekomandimeve shëndetësore gjatë procesit zgjedhor që kemi para vetes.

Duke respektuar rregullat përkatëse, kandidatët tanë do të shpalosin para qytetarëve planet dhe projektet e tyre politike dhe pas 17 tetorit, qytetarët do të kenë adresë të mirëfilltë për të jetësuar aspiratat e tyre në të gjitha komunat e Kosovës. /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker