Agim Bahtiri mbetet pa aleatë në Mitrovicë, tri parti politike e mbështesin Bedri Hamzën për kryetar

Me AAK-në, AKR-në dhe Partinë e Drejtësisë, tashmë në Mitrovicë po bëhen edhe tri subjekte politike që Hamzën po e mbështesin për kryetar të Mitrovicës.

Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Bedri Hamza, i ka falënderuar në rrjetin e tij social strukturat dhe anëtarësinë e AAK-së për besimin dhe mbështetjen.

“Një takim miqësor sot kisha edhe me kolegët nga AAK-ja në Mitrovicë, të cilët kanë vendosur të më mbështesin në garën për kryetar. Mitrovica është e para. E duam Mitrovicën dhe me bashkëqytetarët tanë do ta bëjmë vend më të mirë për të jetuar. I falënderoj strukturat dhe anëtarësinë e AAK-së për besimin dhe mbështetjen!”, ka shkruar Hamza.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker