Haziri: Kurti deshi t’i shtynte zgjedhjet për të mbuluar numrat e zi të COVID-19

Sipas opinionit të Hazirit, Kurti ka dashur të shtyjë zgjedhjet në mënyrë që të fshehë rastet e vdekjes dhe të infektimit nga COVID-19.

“Tendenca mi shty zgjedhjet ka qenë e fshehur brenda numrave të zi të Covidit por ka qenë krejt me motiv politik… Të shtyhen zgjedhjet dhe të blihet kohë dhe të shkaktohet një lloj mobilizimi krejt tjetër politik i cili lidhet me nevojat e zgjedhjeve”, ka thënë Haziri në T7.

Haziri përmendi dialogun me Serinë dhe siç tha rikthimin e vëmendjes në Ballkan.

“Këtë javë dhe javën tjetër rikthehet vëmendja në Ballkan dhe ju e dini se prej nesër kancelarja Merkel, i delegumi special për Kosovë do të jetë këtu”, shpjegon Haziri.

 

 

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker