Kurti takohet me delegacionin austriak: Kosova me Qeveri të re siguron parakushtet për investime

“Kosova me qeveri të re, stabile, transparente dhe efektive i siguron parakushtet për investime”, tha kryeministri Kurti.

Duke folur për prioritetet e qeverisë për zhvillimin e Kosovës, kryeministri theksoi tre faktorë që i ka Kosova e që janë shumë të rëndësishëm për investitorët dhe bizneset: siguria e investimeve, respektivisht sundimi i ligjit, fuqia punëtore si dhe lokacioni strategjik me infrastrukturë të zhvilluar.

“Shpresojmë të rrisim vëllimin e investimeve austriake, duke punuar ngushtë së bashku me dhomën austriake të biznesit këtu në Kosovë. Sidomos në dhënien e shërbimeve të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, përpunimin e drurit si dhe me potencialin e madh të pashfrytëzuar që ka Kosova në fushën e turizmit, mund të krijohen sinergji të reja,” tha kryeministri Kurti.

Përfaqësuesit e delegacionit ekonomik austriak, ndanë përvojat, rekomandimet dhe kërkesat e tyre ndaj Qeverisë së Kosovës. Ishte një diskutim i frytshëm mbi marrëdhëniet ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Austrisë, që është investitori i katërt më i madh në vend.

Në këtë takim, krahas përfaqësuesve të ndërmarrjeve dhe kompanive austriake, të pranishëm ishin edhe Wilhelm Nest, Këshilltar komercial austriak për Slloveninë, Shqipërinë dhe Kosovën – përfaqësues i Advantage Austria, Martin Schaller, zëvendës ambasador i Austrisë në Kosovë, Michael Brander, konsull i nderit, si dhe Vjosa Huruglica, udhëheqëse e Zyrës Komerciale Austriake në Prishtinë.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker