Musliu: Kurti po e shfaqë fytyrën e vet të vërtetë çdo ditë

Deputetja Musliu përmes një postimi në Facebook, tha se ky demagogu po e shfaqë fytyrën e vet të vërtetë çdo ditë, transmeton Rahoveci INFO.

“Ky demagogu, që gënjeu një pjesë të popullit brenda dhe jashtë vendit, çdo ditë po e shfaqë fytyrën e vet të vërtetë. Çdo ditë po e shohim hipokrizinë, narcizmin, gënjeshtarin dhe së fundmi edhe tradhëtarin e këtij vendi”, ka shkruar Musliu.

Tutje Musliu tha se Albini shiti edhe shpresën e fundit të familjarëve për të gjetur të dashurit te tyre.

“Me kërkesen e tij për hapjen e arkivave të UÇK-së në linjën e njëjtë me kriminelet serb, Albini shiti edhe shpresën e fundit të familjarëve për të gjetur të dashurit e tyre”. /Rahoveci INFO/

 

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!