Rama pas takimit me Merkel: Evropa nuk do të ishte e njëjtë pa udhëheqësen gjermane

Rama shtoi se askush nuk ka bërë më shumë për Ballkanin Perëndimor sesa kancelarja Merkel dhe se askush nuk e ka kuptuar rajonin si ajo.

Kryeministri shqiptar tha se arritja më e madhe e Procesit të Berlinit është vendosja e një fryme bashkëpunimi për të ardhmen e përbashkët të Ballkanit Perëndimor.

Rama tha se sot Ballkani Perëndimor është një vend shumë më i mirë para se Merkel të niste Procesin e Berlinit. Ai shtoi se kancelarja do t’i mungojë shumë rajonit.

Në fund të fjalës së tij, Rama u shpreh se ishte një privilegj që kishte mundësinë të njihej e të bashkëpunonte me kancelaren Merkel, pasi Evropa nuk do të ishte e njëjtë pa udhëheqësen gjermane.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker