Reagojnë Emiratet e Bashkuara Arabe për konfliktin mes Izraelit dhe Palestinës

Ministri i Punëve të Jashtme i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheik Abdullah bin Zayed Al Nahyan, të premten e shprehu shqetësimin e vendit të tij rreth eskalimit të dhunës mes izraelitëve dhe palestinezëve dhe bëri thirrje për armëpushim e fillim të një dialogu diplomatik.

“Emiratet e Bashkuara Arabe janë të alarmuara nga eskalimi i dhunës në Izrael dhe Palestinë. Ne i shprehim ngushëllimet tona për të gjitha viktimat e luftimeve të fundit dhe u bashkohemi të tjerëve në thirrjen për ndaljen e menjëhershme të dhunës dhe armiqësive”, tha kryediplomati i Emirateve.

“EBA-ja u bën thirrje të gjitha palëve që të bëjnë hapa të menjëhershëm për t’u zotuar për një armëpushim dhe për të nisur një dialog politik e ushtrim të vetëpërmbajtjes maksimale”, shtoi ministri Al Nahyan.

“Ne reflektojmë në premtimin se Akordet e Abrahamit vlejnë për gjeneratat e tanishme dhe të ardhshme, për të jetuar me fqinjët e tyre në paqe, dinjitet dhe mirëqenie”, tha më tej ministri i Emirateve të Bashkuara Arabe.

Reklamë

Ai gjithashtu tha se e ofron tërë përkrahjen e vendit të tij në përpjekjet për uljen e tensioneve, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Ndryshe, Së paku 132 persona janë vrarë në Gaza nga e hëna, përfshirë 32 fëmijë dhe 21 gra, ndërsa 950 të tjerë kanë pësuar lëndime, thanë zyrtarët mjekësorë palestinezë.

Ndërkohë autoritetet izraelite thanë se në mesin e tetë të vrarëve deri më tani janë një ushtar që patrullonte në kufi dhe gjashtë civilë, përfshirë dy fëmijë.

The post Reagojnë Emiratet e Bashkuara Arabe për konfliktin mes Izraelit dhe Palestinës appeared first on Rahoveci INFO.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker