Shpend Ahmeti i drejtohet Kurtit e Ramës: Kthjelluni, inatet ndaj njëri-tjetrit po na dëmtojnë

Komentet e Ahmetit vijnë pas deklarimeve të Edi Ramës se Kosova po bën konspiracion dhe se nuk po punon për veten e saj, ndërsa Kurti iu kundërpërgjigj se nuk e di se për çfarë po flet Rama.

“Në vend se të flitet për mosnjohjen e Serbisë, sot në Tiranë kemi dëgjuar akuza të ndërsjella shqiptare. Kthjelluni, jeni intelektualë e lider por jo të bëhemi për inat aleat me të tjerët para se të bëhemi me njëri-tjetrin”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Postimi i plotë:

Edhe pse kemi të drejtë, ndoshta nuk duhet të sillemi si grindavecë që prishin çdo nismë. Por, qasja e Rama se duhet të mirëpresim dhe falënderojmë lejen e Serbisë për lëvizje është kompleks i inferioritetit. Inatet e kryeministrave ndaj njëri-tjetrit po na dëmtojnë. Në vend se të flitet për mosnjohjen e Serbisë, sot në Tiranë kemi dëgjuar akuza të ndërsjella shqiptare.

Sot, Kosova mbrohet nga Shqipëria e Shqipëria nga Kosova (covid). Më lehtë me dal në Serbi se Shqipëri.

Kthjelluni, jeni intelektualë e liderë, por jo të bëhemi për inat aleatë me të tjerët para se të bëhemi me njëri-tjetrin. /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker