Spartak Ngjela: Vuçiç e do ‘Open Balkan’ për bashkim me Kosovën, ata nuk e bëjnë

Sipas tij, përfituesja kryesore e kësaj nisme është Serbia, e cila e do këtë projekt për bashkim me Kosovën.

Spartak Ngjela: Bashkëpunimi rajonal nuk do të thotë treg i përbashkët. Nuk foli gjë për Open Balkan, flet ky i yni. E dini sa vjet i ka kushtuar Open Europe, 50 vjet minimumi.Ku e kanë strukturën juridike? Duhet të dalë me një projekt juridik.Të na e shpjegojë kryeministri çfarë do të thotë Open Balkan, Ballkani i Hapur, i hapur pse? Për armë, përse? Si mund të flitet për tregun si flasin këta. Nuk dëgjova të thoshte ndonjë gjë Merkel.

Ka marrë një grua atje që do ikë dhe thotë Open Ballkan. Nuk po kuptojmë se çfarë luan por e ka të kotë se nuk bëhet. Beogradi e pranon me eufori. Janë naivitete. Shqipëria po ecën drejt BE. Ka pasur një treg para se të hynte në BE, tregu skandinav. Nuk flas për konspiracione por për tregun, tregut shqiptar nuk i intereson. Nuk ka prodhim industrial. Çmimi shkatërron gjithçka në treg. Një Ballkan i Hapur pa dogana, çmimi i lirë është çmimi i mallrave serbe sepse kanë subvencion shtetëror. Bashkimi nuk bëhet për Shqipërinë, Vuçiç e do për Kosovën por ata nuk e bëjnë.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker