AAK merr vendim: Do të mbajmë veç 5 ditë fushatë shkaku i COVID

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i partisë, Ramush Haradinaj, shkruan Rahoveci INFO.

Ai ka thënë se ky vendim është marrë për shkak të situatës epidemiologjike në vend.

Postimi i plotë:

Duke pasur parasysh situatën e rëndë epidemiologjike me Covid-19, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka vendosur që Fushatën konvencionale për zgjedhjet lokale Tetor 2021, ta kufizojë në 5 ditë.

Poashtu jemi të përcaktuar që edhe këtë afat 5 ditor të fushatës, ta zhvillojmë në përputhje të plotë me kriteret dhe rekomandimet për parandalimin e përhapjes së virusit.

Të nderuar qytetarë, struktura e simpatizantë të AAK-së, do të përpiqemi që duke filluar nga nesër, të gjejmë mënyra alternative të komunikimit dhe të shpalosim programin dhe objektivat tona për zgjedhjet e 17 Tetorit.

Gjatë kësaj kohe do ta zbatojmë modelin e fushatës digjitale.

Na priftë e mbara!. /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker