Konjufca e pret nesër në takim Lajçakun

Lajçak nesër do të takohet me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.

Përmes një komunikate për medie është bërë e ditur se Konjufca do ta pres në takim Lajçakun në ora 8:45 nesër në mëngjes.

Takimi do të mbahen në kabinetin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Lajçak gjatë kësaj vizite do të takohet me udhëheqës politikë, parlamentarë, komunitetin ndërkombëtar, përfaqësues të komunitetit të biznesit dhe mediave, si dhe të rinj.

Diplomati sllovak planifikon të diskutojë gjendjen e zbatimit të marrëveshjes së dialogut dhe rrugën përpara në negociatat për marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!