“Open Balkan do ta ketë fatin e njëjtë si shkëmbimi i territoreve”

Ai tha se si në Kosovë por edhe në Shqipëri ka pasu një qëndrim kundër “Open Balkan” dhe me qartësimin e Merkel, ky qëndrim sipas Kolajt fitoi një besim më të gjerë teksa e konsideron si lajm të mirë që Merkel nuk e mbështeti dhe legjitimoi nismën “Open Balkan” si pjesë të Procesit të Berlinit.

Ndërsa, sa i përket komentit të kryeministrit shqiptar, Edi Rama, se është teori konspirative qëndrimi i Kosovës karshi “Open Balkan, Kolaj tha se ishte përpjekje djallëzore e Ramës.

“Mendoj që kjo ishte një frazë e pabesë ndaj Kosovës dhe qëllimi i Kosovës ka qenë i qartë ku nuk ka pasur ndonjë dyshim që po thuret ndonjë kurth ndaj Kosovës por ajo e ka shprehur qëndrimin e saj ndaj Open Balkan si një zgjidhje rivale në Bashkimin Evropian prandaj edhe e refuzon”, është shprehur Kolaj, njofton Klankosova.tv.

Tutje, Kolaj komentoi edhe moslejimin e gazetarëve të Kosvoës që t’i bëjnë pyetje Ramës, duke thënë se kreu i shtetit shqiptar ka histori të ngjeshur me konfliktet me mediat.

“Edi Rama ka një histori të ngjeshur me konfliktet me mediat, ai në përgjithësi kritikët e tij i etikiton, i sulmon me sulme personale dhe nuk më duket çudi sepse ai nuk pranon pyetje kritike dhe gazetarët vendas që mund t’i bëjnë pyetje që nuk i pëlqejnë Ramës selektohet dhe përjashtohet dhe gazetarët e Kosovës u përjashtuan sot sikur shumë gazetarë në Shqipëri”, tha ai.

Kurse, jetëgjatësinë e “Open Balkan”, Kolaj nuk e sheh të gjatë dhe se sipas tij, kjo iniciativë do ta ketë fatin e njëjtë sikur iniciativa e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës e Serbisë.

“Një shtet kaq i madh si Gjermania nuk do të ndryshojë qëndrim, për shkak të ndërrimit të qeverisë atje, sepse në lojë janë interesat e BE-se dhe Gjermanisë, dhe Open Balkan do të ketë fatin sikur iniciativat tjera ku janë përfshirë Rama e Vuçiq, përfshirë edhe atë të shkëmbimit të territorit mes Kosovës dhe Serbisë”, është shprehur Kolaj.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker