Ambasada gjermane injoron Kurtin, s’publikon fare fotografi nga takimi i tij me Merkelin

Por, kjo ambasadë ndonëse takimin me Kurtin e ka përmendur kalimthi në komunikatë, nuk ka publikuar asnjë fotografi nga i njëjti, shkruan Rahoveci INFO.

Kjo ka ndodhur ani pse ambasada ka publikuar fotografitë nga takimet me liderët e tjerë, përfshirë Edi Ramën, Zoran Zaevin si dhe Aleksander Vuçiqin të cilin e takoi gjatë vizitës që pati në Serbi.

E nuk dihet se nëse ky lëshim i  ambasadës është i qëllimshëm apo gabim në raportim, por që i njëjti ka shkaktuar reagimin e komentuesve të cilët kanë pyetur se pse është anashkaluar takimi me kryeministrin kosovar.

“Pas ditës së parë ku u takua me Presidentin Vuçiq në Serbi dhe përfaqësues të shoqërisë civile të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, Kancelarja fluturoi për në Tiranë ku takoi krerët e qeverive të Shqipërisë, Kosovës, Bosnjës dhe Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë. Në konferencën për shtyp me kryeministrin shqiptar Edi Rama, kancelarja Merkel tha: “Prosperitet, vende pune, stabilitet dhe paqe për vendet e Ballkanit Perëndimor – kjo është ajo për të cilën ia vlen të punosh”, thuhet në komunikatën e Ambasadës. /Rahoveci INFO/

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!