Bedri Hamza bën thirrje për fushatë korrekte, të qetë dhe konstruktive

Hamza ka thënë se kjo fushatë po mbahet në kushte të pandemisë dhe në rend të parë duhet ta kemi ruajtjen e shëndetit, duke iu përmbajtur me rigorozitet rekomandimeve të IKSHPK-së.

Ai ka thënë se zgjedhjet po i mbajmë për një të ardhme më të mirë dhe për një jetë më dinjitoze që duhet ta gëzojë çdo qytetar i Mitrovicës.

Statusi i plotë i kandidatit të PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Bedri Hamza:

Me kandidatët e PDK-së për Kuvendin Komunal të Mitrovicës, plot me vullnet për të marrë përgjegjësi për komunën dhe mitrovicasit, sot e filluam zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 17 tetorit. Si kandidat për kryetar u bëj thirrje të gjitha subjekteve politike në Mitrovicë, që ta japin kontributin e tyre për një fushatë korrekte, të qetë dhe konstruktive.

Kjo fushatë po mbahet në kushte të pandemisë dhe në rend të parë duhet ta kemi ruajtjen e shëndetit, duke iu përmbajtur me rigorozitet rekomandimeve të IKSHPK-së.

Zgjedhjet po i mbajmë për një të ardhme më të mirë dhe për një jetë më dinjitoze që duhet ta gëzojë çdo qytetar i Mitrovicës. Prandaj, duke treguar kujdes, maturitet e respekt për njëri-tjetrin dhe duke i shpalosur vizionet e programet tona që përmirësojnë në mënyrë konkrete mirëqenien e qytetarëve, ne tregojmë kulturën tonë dhe dëshmojmë se vërtet e synojmë më të mirën për Mitrovicën dhe qytetarët tanë!

Bashkë për Mitrovicën! #PDK177  /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker