Krasniqi pas takimit me Lajçak: Dialogu të ketë epilogun e vet sa më shpejt që është e mundur

Pas këtij takimi që zgjati rreth një orë, i pari i PDK-së në një prononcim për media tha se është njoftuar nga Lajçak lidhur me zhvillimet e fundit dhe gjithë procesin e dialogut deri më tash.

Krasniqi tha se mbeten partia e vetme që kanë platformë të plotë për dialogun, për të cilën theksoi se është rruga e vetme për të shkuar përpara.

“I shpreha qëndrimet e PDK-së lidhur me këtë proces. Për ne është e rëndësishme që dialogu të ketë epilogun e vet dhe kërkesa jonë është që të përfundojë sa më shpejt që është e mundur dhe që përfundimi i tij të ketë njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë, pa cenuar asnjë nga elementet dhe themelet e Kushtetutës të Republikës të Kosovës”, tha ai.

Krasniqi bëri të ditur se në takimin me Lajçakun kanë ngritur edhe çështjen e hapjes së arkivave.

“UÇK nuk ka pasur arkiva, ky është një fakt i ditur botërisht. Kushdo që thotë diçka tjetër, me apo pa qëllim, nuk e thotë të vërtetën dhe mund të jenë në favor të konspiracioneve të Serbisë ndaj Kosovës. Atë që ka thënë Lajçak, nuk do të duhej ta them unë. E ka bërë publike dje, por mund ta bëjë më vonë”, tha Krasniqi.

Kreu i PDK-së nuk la pa përmendur edhe fushatën zgjedhore, e cila ka filluar sot, për çka tha se do të flasin edhe më vonë.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker