Kryetari Xhafer Gashi nis fushatën edhe për një mandat qeverisës në Obiliq

Kryetari Gashi, përmes postimit në Facebook, ka theksuar se Iniciativa Qytetare për Obiliq, do të respektojë me përpikëri të gjitha rekomandimet e insititucioneve shëndetësore si dhe në ditët në vazhdim, do bëhet prezantimi e programit politikë për 4 (katër) vitet e ardhshme, në takime me grupime të vogla dhe nën masat mbrojtëse për Covid-19.

Kryetari Gashi, në fjalën drejtuar qytetarëve ka kërkuar besimin edhe për një mandat qeverisës duke u shprehur se: “Ju e dini se qeverisja i besohet atyre që kanë vizion të qartë për qytetin e Obiliqit, me ekipën më të mirë që bënë realitet atë që premtohet dhe punojnë shumë për të garantuar të ardhmen e gjeneratave të reja!”

Shkrimi i plotë i Kryetarit Gashi:

“Sot, zyrtarisht bëmë hapjen e fushatës për zgjedhjet lokale të tetorit 2021, bashkë me kandidatët për anëtarë të Kuvendit Komunal shënuam këtë ditë përmes parakalimit nëpër sheshin e qytetit “Dëshmorët e Kombit” e deri tek sheshi i ri që pritet të përfundojë shumë shpejtë, “Adem Preniqi”.

Bashkëqytetarë të dashur,

Këto zgjedhje, më ndryshe se herë tjera, na gjejnë nën përballjen me pandeminë Covid-19, ju garantoj se Iniciativa Qytetare për Obiliq dhe unë si kandidatë për kryetar komune, do respektojmë me përpikëri të gjitha rekomandimet e insititucioneve shëndetësore, në ditët në vazhdim, do bëjmë prezantimin e programit tonë politikë për 4 (katër) vitet e ardhshme, në takime me grupime të vogla dhe nën masat mbrojtëse për Covid-19.

Ju e dini se qeverisja i besohet atyre që kanë vizion të qartë për qytetin e Obiliqit, me ekipën më të mirë që bënë realitet atë që premtohet dhe punojnë shumë për të garantuar të ardhmen e gjeneratave të reja!

Adresa e juaj është këtu, me vazhdimësinë e punëve të mira, platformë konkrete e cila me besimin tuaj do të bëhet realitet!

Numri ynë është 109✅ bashkë me qytetarët jemi të parët për Obiliqin!

Na priftë e mbara! #bashkë

Xhafer Gashi”. /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker