Zaev: Respektojmë qëndrimin e Kosovës për “Open Ballkan”

Pas takimi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Zaev tha se Ballkani duhet të më shumë bashkëpunim dhe të arrihen më shumë marrëveshje.

“Kosova është e pavarur, sovrane dhe ka qëndrimet e  veta i respektojmë. Unë besoj që Ballkani duhet të ketë dialog dhe të arrijë më shumë marrëveshje. Nuk ka zgjidhje tjetër përveç anëtarësimit dhe BE dhe marrëveshjet bilateral të vendeve të rajonit janë të rëndësishme”, tha ai.

Zaev tha se Ballkani është shekulli i 21 dhe në mënyrë bilateral po e dëshmojmë me Kosovën.

Kosova dhe Maqedonia e Veriut sot kanë arritur 11 marrëveshje bilaterale  si studim i fizibilitetit për rrugën ’Prizren–Tetovë’; bashkëpunim në sferën e diasporës, rregullim kufitar të komunikacionit hekurudhor, bashkëpunim në sektorët e energjisë, turizmit, kontrollit të mallrave strategjike, inovacionit, zhvillimit teknologjik dhe ndërmarrësisë, dhe në qeverisje lokale./Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker