Bytyqi e konsideron populizëm të Qeverisë Kurti lirimin e studentëve nga pagesa

Ai tha se ato mjete kanë mundur të përdorën për të rritur cilësinë dhe jo numrin e studentëve, për të cilin thotë se edhe ashtu mesatarja është e lartë, njofton Klan Kosova.

“S’do të doja që të fillojë si çështje politike udhëzimi administrativ i nënshkruar nga ministrja. Unë vazhdoj të besoj se vendimet populiste duhet të qëndrojnë larg arsimit, sepse e dëmtojnë atë. Kam shpresuar që qeveria aktuale nuk do të ketë këso veprime dhe nuk do të jetë pjesë e dëmtimit të cilësisë në arsim, sepse nuk ka pasë nevojë arsimi i lartë për këso veprime.

“Arsimi i lartë në Kosovë ka nevojë për ngritje të cilësisë dhe nuk ka nevojë për veprime populiste që kanë të bëj me çështje elektorale. Partia në pushtet ka shfrytëzuar zgjedhjet lokale që nuk ndikon aspak në rritjen e cilësisë në arsimin e lartë

“Të kemi mekanizma për rritjen e cilësisë. Nëse marrim një mesatare të arsimit të lartë në Europë, ne si Kosovë jemi me mesataren më të lartë të të rinjve në arsimin e lartë. S’kemi pasë nevojë për stimuj për t’i përkrahur pjesëmarrësit në arsim të lartë, por kemi pasë nevojë që t’i krijojmë kushte të rinjve tonë që vërtet në arsimin e lartë të marrin përgatitjen dhe edukimin e nevojshëm që do të jenë të gatshëm të shërbejnë si kuadro vendit tonë dhe së pari vetes e familjes së tyre”.

“Në fakt, ka shumë mundësi të tjera që ndoshta me fonde të njëjta, por pa populizëm dhe pa e menduar vetëm pjesën elektorale që t’i ndihmonin studentët që kanë nevojë për përkrahje financiare. Duke i rritur fondet e bursave që do të stimulonin edhe një cilësi më të lartë”.

Bytyqi në Info Magazine tha se edhe deri tani nuk ka qenë ndonjë kosto e lartë dhe e papërballueshme për studentët, por simbolike.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker