Gërvalla takohet me ambasadoren finlandeze, flasin për bashkëpunim dypalësh

Bashkëpunimi dypalësh në sektor të rëndësishëm ishte temë diskutimi në këtë takim. Palët vlerësuan se përkushtimi i institucioneve për të luftuar krimin dhe korrupsionin është element pozitiv që do të hap mundësi të reja për Kosovën, e posaçërisht kur është fjala për investime të huaja direkte. Më tej palët diskutuan për çështje evropiane dhe rajonale.

Situata me pandeminë Covid-19 gjithashtu ishte temë për të cilën u bisedua.

Ambasadorja Stjernvall ripërsëriti qasjen mbështetëse të Finlandës ndaj agjendës evropiane të Kosovës si dhe ndaj angazhimit për forcim të subjektivitetit ndërkombëtar./Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker