Lajçak pas takimit me Kurtin kritikon kosovarët pse e bënë “temë të nxehtë” çështjen e arkivave të UÇK-së

Lajçak ka thënë se temë diskutimi ishin hapat e radhës në dialog, dhe se është e rëndësishme që të gjitha palët e kuptojnë rëndësinë e këtij procesi, shkruan Rahoveci INFO.

“Diskutuam për hapat e radhës në dialog. Me opozitën është e rëndësishme se ata kanë luajtur rol në të kaluarën dhe ata bënë të qartë se do të mbështesin procesin. Rëndësinë e normalizimit të raporteve me Serbinë e kupton edhe komuniteti i biznesit”, tha Lajçak.

Ai foli edhe për arsyen se pse u takua dy herë me kryeministrin e Kosovës.

“U pajtuam që të takohemi dy herë edhe me Kurtin dhe Bislimin që të bëjmë të qartë që të kemi pajtueshmëri për hapat e radhës. Do të jem në Beograd të hënën dhe të martën dhe do të diskutoj për idetë që kam marrë këtu që procesi të vazhdojë”, tha tutje ai.

“Për takimet kemi diskutuar për hapat e mundshëm të radhës. Është gjithmonë e rrezikshme të flitet për kohë dhe data kur është fjala te marrëveshja. Gjithsesi e rëndësishme është se procesi po lëviz përpara”, tha Lajçak.

Emisari i BE-së foli edhe për çështjen e arkivave. Tha se është rikonfirmuar se nuk ka pengesa për hapjen e tyre, por se zv/kryeministri Besnik Bislimi e ka qartësuar se UÇK nuk ka pasur arkiva, dhe se kjo është keqinterpretuar në shoqërinë kosovare.

Madje u shpreh i befasuar se pse ka pasur diskutim të nxehtë në Kosovë për këtë temë.

“Nuk ka pasur diskutim të veçantë. Është befasuese se çfarë diskutimi i nxehtë është zhvilluar këtu. Është rikonfirmuar se nuk ka pengesa nga asnjë palë për hapjen e arkivave, dhe kjo është thënë edhe vitin e kaluar. Bislimi ka thënë se nuk ka arkiva të UÇK-së mirëpo kjo është keqinterpretuar në shoqërinë tuaj”, tha ai. /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker