Oficeri i UÇK-së, Bahtirit: I ke lënë varrezat e atyre që kanë vdekur për Mitrovicën në gjendje të mjerë

Preteni e ka pyetur Bahtirin a turpërohet kur kalon para varrezave të dëshmorëve në Shipol, ku shumica e fotografive mbi varre janë shlyer gjatë mandatit të Bahtirit si kryetar për shkak të moskujdesjes?

Po ashtu, ai e ka pyetur Bahtirin nëse turpërohet kur merr pjesë në promovim të filmave dokumentarë për Dëshmorët e Kombit e nuk e ka ndarë asnjë cent nga buxheti komunal për financimin e tyre.

Preteni ka thënë se kur qytetari i Mitrovicës e dinë faktin se Bahtiri i ka lënë në këtë gjendje varrezat dhe vlerat e atyre që vdiqën për Mitrovicën dhe Kosovën, si do t’i besojnë demagogjisë së tij se është i gatshëm të vdesë për ta?

“Reagim ndaj deklarimit të mbrëmshëm të kryatarit në ikje Agim Bahtiri në emisionin “Context” ATV se është i gatshëm të vdes për Mitrovicën!

I nderuari Kryetar në shkuarje Agim Bahtiri!

Mbrëmë në emisionin “Context” ATV je deklaruar se je i gatshëm të vdisësh për Mitrovicën!

Para se ta “ndërmarrësh një hap të tillë patriotik” mu përgjigj të lutem në këto tri pyetje?

A turperohësh kur kalon para Varrezave të Dëshmorëve në Shipol, ku shumica e fotografive mbi varre janë shlyer gjat kohës në mandatin tuaj si kryetar? (shih në foto)

A turpërohesh kur merr pjesë në manifestimin e Betejave të Lavdishme të UÇK-së, ku ranë dhjetëra Dëshmorë, e kalon pran pllakave përkujtimore të shlyera gjat kohës në mandatin tuaj si kryetar?(shih në foto)

A turperohësh kur merr pjesë në promovim të filmave dokumentarë për Dëshmorët e Kombit e nuk e ke nda asnjë cent nga bugjeti komunal për financimin e tyre?

Kur Qytetari i Mitrovicës e din faktin se i ke lënë në këtë gjendje varrezat dhe vlerat e atyre që vdiqën për Mitrovicën dhe Kosovën si do t’i besojnë demagogjisë tënde se je i gatshëm të vdisësh për ta?!!

Mjaft më mjaft!

Mitrovica ka dinjitet!

P.S. Për shkak të ndieshmërisë së familjeve të Dëshmorëve (që ju këkoj falje edhe për këtë foto) nuk i detajizova me foto tjera gjendjen e mjerueshme të varrezave!”, ka shkruar Preteni. /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker