A mund të këndellen raportet Kosovë-Shqipëri?

Ai pranoi ftesën e homologut të tij kosovar, Albin Kurti, i cili e uroi për mandatin e tretë qeverisës.

Kjo do të ishte vizita e parë zyrtare e Ramës në Prishtinë nga qershori i vitit të kaluar. Katër muaj para saj, ishte Kurti ai që i shkoi në konak të parit të qeverisë në Tiranë.

Kryeqytetin e shtetit fqinj zyrtarisht nuk e ka shkelur ende kryediplomatja, Donika Gërvalla, ani se vizita pati në shtete të rajonit, njofton Klan Kosova.

Në dy vjet mandat, atje nuk shkoi as paardhësja e saj në post, Meliza Haradinaj.

Ish-përfaqësuesi i Kosovës në Shqipëri gjatë viteve të 90-ta, Skender Zogaj, konsideron se takimet mes qeveritarëve të shteteve vëllazërore duhet të jenë më të shpeshta.

Interesat e të dy vendeve jo gjithherë janë në të njëjtën vijë, sipas analistit Nexhmedin Spahiut.

Andaj, ai nuk i sheh si përcaktuese në kualitetin e marrëdhënieve, vizitat zyrtare.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker