Bashkëpartiaku ia tërheq vërejtjen Agim Bahtirit: Kujdes në komunikim

Ai ka shkruar se përveç temave të tjera ka folur edhe për kujdesin që duhet pasë në komunikim.

“Falënderoj Faruk Mujkën që mori përsipër ndërmjetësimin në këtë përballje me Kingun. Hera e parë që Agim Bahtiri garon si kandidat i Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Mitrovicën do ta fitojë Agimi, sepse është i vetmi nga garuesit që nuk e lejon vendosjen e kufirit në Ibër, por jemi marrë vesh me të edhe për më shumë punë, programe sociale, dhe kujdes në komunikim”, ka shkruar Arbër Zaimi.

Derisa, bashkëpartiakë ia ka tërhequr vërejtjen që të ketë kujdes me komunikimin, Agim Bahtiri po pretendon qe edhe një mandat tjetër të jetë i pari i Mitrovicës. /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker