Blerim Latifi: VV merrej me tema të mëdha, tash është bërë si partitë e tjera

Sipas Latifit, kjo parti politike nuk e bën diferencën në raport me partitë e tjera në zgjedhjet lokale, të cilat pritet të mbahen më 17 shkurt të këtij viti.

“Sepse, Vetëvendosja, sikurse thashë ka qenë e specializuar në tema të mëdha, bashkimi kombëtar, korrupsioni, çështjet e mëdha nacionale dhe e shohim se në nivel lokal diskursi i Vetëvendosjes nuk dallon fare nga ai i partive të tjera”, është deklaruar Latifi në Pressing.

“Do të thotë, në nivel lokal, Vetëvendosja nuk e bën diferencën me të tjerët. Edhe me diskurs edhe me kandidatura, e as me përvojë. Do të thotë, është njëfarë ekuivalence në të gjitha rrafshet me partitë e tjera”, ka shtuar tutje ai.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker