Deputetët që synojnë të bëhen kryetarë komunash

Për gjatë tërë fushatës  zgjedhore ju premtuan qytetarëve të Kosovës në përmirësimin e jetës së tyre.

Megjithatë, 11 deputetë të Kuvendit të Kosovës po synojnë të ulen në karrige tjetër, atë të udhëheqësit të komunës.

Sa u përket subjekteve politike, Vetëvendosje ka më së shumti ligjvënës që i kanë hyrë garës për zgjedhjet komunale.

Janë 5 deputetë të grupit parlamentar të VV-së që në rast zgjedhjeje heqin dorë nga kjo pozitë.

Këtu përfshihet Mimoza Kusari-Lila  që garon për Gjakovën, Salih Zyba për Suharekën, Adnan Rrustemi për Lipjanin, Valon Ramadani për Ferizajin dhe Alban Hyseni që garon për të parin e Gjilanit.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës, vetëm Anton Quni është pjesë e garës komunale, duke garuar për Prizrenin.

Besnik Tahiri, deputet i Aleancës për Adhmërinë e Kosovës është kandidat për kryetar të Podujevës, kurse Bekë Berisha nga kjo parti garon për Istogun.

E nga Partia Demokratike e Kosovës janë tre deputet që kanë vendosur të hynë kësaj gare.

Florentë Zejnullahu i është futur garës për Podujevën, Bedri Hamza për Mitrovicën dhe Uran Ismaili për Prishtinën.

Por ky i fundit i cili edhe është kandidat për kryeqytetin ka hequr dorë nga pozita e deputetit duke i lënë vendin Hisen Berishës.

Por këtë veprim të Ismailit po e shohin si shembull i mirë nga organizatat që monitorojnë kuvendin.

Eugen Cakolli nga KDI tha se ashtu duhet të vepronin të gjithë kandidatët.

Megjithatë Cakolli thotë se një gjë e tillë, nuk përbën shkelje ligjore.

Këta kandidat nëse nuk arrijnë të zgjedhën kryetar të komunave atëherë mund të vazhdojnë ta mbajnë pozitën e deputetit.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker