Drenori shpalos projektet për Drenasin

Në ditën ndërkombëtare të pastrimit të Tokës, ai bashkë me kandidatët për asamblistë ka bërë pastrimin nga mbeturinat te Pishat e Glloborit.

Një prej projekteve kryesore të ditëve të para të “Green për Drenas”, janë tri brezat e gjelbra. Drenori tha se brezi i parë është rreth fabrikës së Ferronikelit.

“Qëllimi është që fabrikën sa më shumë ta izolojmë me gjelbërim me dru dekorativ, që realisht qëllimi i tyre është pastrim të ajrit. Brenda për brenda këtij brezi mbetet fabrika e Ferronikelit dhe zona industriale që e kemi quajtur për gjitha bizneset të cilat operojnë me makineri të rënda”, ka deklaruar ai.

Për këtë, kandidati për asamblistë, Arbër Halilaj është përgjigjur në komentet që janë dhënë për projektin rreth fabrikës “Ferronikeli”.

“Përkundrazi, ne duam qe Ferronikelin ta rrethojmë me një filter të gjelbër. Në këtë pjesën këtu të mbjellim drunjë industrialë siç janë palaunia. Mirëpo, esenca është që Ferronikeli të veprojë sipas ligjeve të shtetit tonë dhe sipas standardeve sepse në krejt botën ka Ferronikela qe punojnë dhe nuk mbyllen. Në vend se ta rrethojmë me zinxhir, ne do ta rrethojmë me gjelbërim”, ka thënë Halilaj.

Shtigjet përreth ai tha se do të mirëmbajë një kompani publike, që është pjesë e programit.

Drenori ka shtuar se prioritet mbesin shtigjet për ecjet dhe ato për biçikleta. Në kuadër të projektit, Drenori u zotua edhe për parkun e Vasilevës.

“E mira e këtij parku është se nuk ka banim afër. Shtëpitë më të afërta janë 500 metra deri në 1 km distancë. Do të thotë parku do të ruajë komplet përbërjen e tij pa banim afër. Dhe duke pasur parasysh që mundësitë janë të tilla ne kemi menduar që hyrja në këtë park të bëhet në tri anë të ndryshme. Dhe në fund të këtyre rrugëve do te ndalohen me vendparkingje. Ideja e këtij parku si tek Gllobari është që të mos lejojmë veturat të hyjnë brenda parkut. Do të bëjmë bujtina pa beton, qoftë mini restorante, kafe të vogla ku qytetarët vijnë deri atje ndalen me vetura të tyre dhe hyjnë marrin konsumojnë ushqime bio të banorëve qe janë afër aty. Dhe mund të shfrytëzohet në katër stinët”, shprehet ai.

Ndërsa, brezi i dytë rrethon qytetin e Drenasit dhe është i gjatë tetë kilometra. Ky projekt fillon nga Suka dhe vazhdon ndërmjet fabrikës dhe lagjes “Qorri”. Kryetari i iniciativës qytetare shtoi se është paraparë që të pjesa e lumit do të ketë ura që do të shfrytëzohen për peshkim.

Ndërkaq, në “Pishat e Gllobarit”, është menduar krijimi i parkut, i cili ka për qëllim zhvillimin turistik dhe rekreativ.

Kandidatja për asamble komunale, Heroinë Krasniqi ka shpalosur këtë projekt.

“Si qëllim i këtij projekti është që të valorizohet si potencial i zhvillimit ekonomik. Gjithashtu edhe si potencial për zhvillim turistik dhe rekreativ dhe të krijohet një park me peisazh natytor. Parku shërben për ruajtjen e biodiversitetit, si hapësirë kampingu per grupe të ndryshme që dëshirojnë të kalojnë një kohë këtu dhe për shkaqe shëndetësore”, tha ajo.

Me tej, Krasniqi tha se parashihet që parku të përfshijë parkingje, shtigje, kënde të lojërave, biznese dhe terrene sportive.

Në kuadër të programit qeverisës, është edhe projekti i liqenit të Verbovcit.

“Ky liqen është pjesë e planit pyjor të jashtëm, i cili është një plan program madhor se sa ky që e prezantuam tani… Qëllimi i këtij projekti madhor është që të bëhet krijimi i pellgut, në të cilën do të ketë rezerva të ujit, kur e dijmë qe çdo ditë e më shumë ka mungesë të ujit per shkak të klimës, e cila çdo ditë e më shume po ndryshon”, ka shtuar ajo.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker