Gashi takon strukturën e grave të Iniciativës: Fuqizimi i rolit të gruas përherë ka qenë prioritet i qeverisjes time

Ai i ka falënderuar për angazhimin dhe mobilizimin i tyre si dhe ka theksuar se: “fuqizimi i rolit të gruas përherë ka qenë prioritet i qeverisjes time, përmes realizimit të grant-skemave për përkrahjen në biznese dhe në sektorin e bujqësisë, subvencionimin e grave lehona si dhe 50% e drejtorive në komunën e Obiliqit udheheqën nga gratë.”

Shkrimi i plotë i Kryetarit Gashi:

“Kontributi i tyre në familje, në shoqëri dhe në punë është i pazëvendësueshëm, andaj gjatë ditës së sotme në amfiteatrin e sheshit “Dëshmorët e Kombit” takova strukturat e Grupit të Grave të Iniciativës Qytetare për Obiliq, të cilat i falënderova për angazhimin dhe mobilizimin i tyre, njëkohësisht theksova se fuqizimi i rolit të gruas përherë ka qenë prioritet i qeverisjes time, përmes realizimit të grant-skemave për përkrahjen në biznese dhe në sektorin e bujqësisë, subvencionimin e grave lehona si dhe 50% e drejtorive në komunën e Obiliqit udhëhiqën nga gratë.

Programi ynë politikë për katër (4) vitet e ardhshme është vazhdimësi e punëve të mira dhe realizimi i projekteve madhore me fokus të qartë fuqizimin e gruas dhe të rinjëve e të rejave!

Na priftë e mbara! 109✅

Bashkë me Grupin e Grave, jemi të parët për Obiliqin!

Xhafer Gashi”

 

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker