Raportohet se qeveria Kurti javën e ardhshme do ta jap “përgjigjen përfundimtare” për gazin amerikan

Kështu të paktën raporton agjensia e lajmeve dtt-net.com.

Burimet perëndimore në kryeqytetin Prishtinë, të afërt me këtë çështje,  të cila tkërkuan anonimitet, thanë për agjensinë e lajmeve dtt-net.com se qeveria e Kurtit u ka thënë homologëve amerikanë se i duhen edhe disa ditë për një përgjigje përfundimtare mbi propozimin që ishte në tryezë që nga viti i kaluar, dhe i cili në parim ishte miratuar nga qeveria e mëparshme e udhëhequr nga Avdullah Hoti, por deri më tani po refuzohet nga Kurti dhe bashkëpunëtorët e tij që morën pushtetin në Mars. 

“Ata kërkuan pak më shumë kohë për të kryer disa konsultime politike … Ata thanë në fund të javës së ardhshme,” tha burimi për dtt-net.com të Premten, pas një konference për shtyp të Ministres Kosovare të Ekonomisë dhe Energjisë, Artane Rizvanolli, në të cilën ajo ishte jo konkluzive dhe më parë  negative për projektin madhor që synonte rritjen e llojshmërisë të burimeve të energjisë për prodhimin e energjisë elektrike në Kosovë dhe procesin e gazifikimit për industrinë, pasi vendi më i pazhvilluar në kontinent prodhon 97 për qind të energjisë elektrike me thëngjill/linjit. 

Në fillim të këtij muaji, i njëjti burim për dtt-net.com shpjegoi se qeveria e Kosovës deri më tani po u thoshte privatisht homologëve amerikanë se “ata ka të ngjarë të mos investojnë në gaz”. 

Në konferencën për shtyp të së Premtes Rizvanolli u përpoq të shpjegonte atmosferën më parë negative brenda qeverisë mbi propozimin, por nuk arriti të bëjë një pikë të qartë pse, duke u përpjekur të bëjë fajtore koston e investimeve ende të panjohur saktësisht për një të Partneritet- Publik -Privat (PPP) për ndërlidhësin me Greqinë dhe koston të prodhimit të energjisë elektrike me gaz natyror të importuar nga Greqia, në këtë rast për 200MWh rrymë elektrike të propozuara nga Amerikanët. 

Muajin e kaluar Korporata Publike Elektrike e Kosovës (KEK), nën kontrollin e qeverisë së Kurtit, shpalli synimet për një tender për të rindërtuar një nga fabrikat e mr linjitit, i cili teknikisht shihet si një përgjigje negative ndaj propozimit amerikan të gazit natyror. KEK gjithashtu dëshiron të hapë një tender për prodhim të 100 Mwh rrymë elektrike me pllaka diellore. 

Për dallim nga Serbia, e cila përdor gazin rus, deri tani Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë zotuar tashmë për blerjen e LNG -së amerikane dhe po nënshkruajnë kontrata për infrastrukrat e nevojshme. 

Maqedonia e Veriut po punon me shpejtësi në infrastrukturën e ndërlidhjes së gazit me Greqinë për të importuar gaz natyror nga porti detar Aleksandropolis, dhe gjithashtu është bërë aksionare në një depo të gazit dhe fabrikë për prodhim të rrymës elektrike aty pranë me gazin amerikan. 

Shqipëria nga ana e saj ka nënshkruar me kompanitë Amerikane Exon Mobile dhe Excelerate Energy për studimin e vlefshmërisë për ndërtimin e një Terminali LNG në portin e Vlorës (në jug të kryeqytetit Tiranë), dhe më pas me kompaninë Italiane Snam për një depo nëntokësore të gazit dhe një tubacion për të furnizuar me të njëjtin gas një fabrikë rryme aty pranë qytetit. 

Me marrëveshjet me kompanitë amerikane, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë dy vendet në Ballkan që po ua bashkohen përpjekjeve  dhe nismave të kamotshme dhe aktuale të vendeve të tjera evropiane për të blerë më shumë LNG amerikan, që synojnë rritjen e llojshmërisë (diversifikimin) e furnizimeve me energji për të zvogëluar varësinë nga gazi rus në kontinent.

Kur bëhet fjalë për gazin natyror, përveç projekteve ekzistuese dhe të ardhshme të energjisë së erës dhe diellit, vendet e BE -së në të njëjtën kohë tashmë po blejnë 10 miliardë kubik metra (ang. bcm) nga Azerbajxhani që nga Nëntori të vitit të kaluar dhe po përgatiten të dyfishojnë kapacitetin e furnizimeve përmes tubacioneve TANAP dhe TAP pas pesë deri në gjashtë vjetët e ardhshëm .

Një projekt i tretë, në fazën fillestare të planifikimit përfshin projektin e Gazsjellësit Mesdhetar-Lindor, nga ujërat izraelite, qipriote dhe greke për të arritur në Itali. 

Kroacia, e cila tashmë është anëtare e BE-së, në janar të këtij viti e bëri terminalin e saj LNG në Krk me LNG të SHBA-së dhe një pjesë e gazit të saj synon të arrijë në rajonin boshnjako-kroat në Bosnjë dhe Hercegovinë (BiH). Pjesa tjetër e BiH, rajoni serb, po përdor gazin rus si edhe Serbia, dhe të dyja po rrisin blerjet nga Rusia që kur RrjedhaTurke u bë funksionale në janar 2021, e cila zbarkon në Turqi nga Deti i Zi dhe pastaj vazhdon përmes Bullgarisë, Serbisë për të arritur në Hungari. 

Mali i Zi sapo nisi Dialogun Ekonomik me qeverinë amerikane të enjten, në të cilin rritja e llojshmërisë (diversifikimit) të burimeve të energjisë është gjithashtu pjesë e temave të përfshira në rendin e ditës midis të dy vendeve.  

Nëse përgjigjja përfundimtare e qeverisë Kurti javën e ardhshme do të jetë negative, Kosova do të ishte i vetmi vend në rajonin e Ballkanit që refuzon gazin natyror nga burimi jo-rus, në këtë rast të LNG-së amerikane, përveç rajonit serb në BiH dhe Serbi të cilat janë klientët më të mëdhenj të Gazprom-it të Rusisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor. 

Por përgjigja e Kryeministrit Albin Kurti dhe njerëzve të tij mund edhe të rishikohet deri në fund të javës së ardhshme, pasi që partneri i tyre në koalicion qeverisës, Kryetarja Vjosa Osmani,  i dërgoi një mesazh të drejtpërdrejtë mospajtimi Kurtit duke u thënë mediave se Kosova nuk ka “rrugë tjetër përveç bashkëpunimit me SHBA” në këtë çështje.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker