E diplomuara në Varshavë të Polonisë, kandidate për asamble nga radhët e LDK-së

Berisha ka përfunduar Universitetin e Varshavës, në Poloni, për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe tani synon që përvojën e saj ta jep për Komunën e Prishtinës.

“Qëllimi i  kryesorë i kyçjes në politikë për mua ka qenë dhe gjithnjë do të mbetet fuqizimi i të rinjve dhe grave në sferën ekonomike dhe politike”, ka thënë ajo.

Shkrim i plotë i Saranda Berishës:

Unë, Saranda Berisha, e lindur në Prishtinë, jam rritur në lagjen Ulpiana. Shkollën fillore e kam përfunduar ne “Hasan Prishtina” kurse të Mesmen ne Gjimnazin e Shkencave Shoqërore “Sami Frasheri”.

Studimet i kam mbaruar në Universitetin e Varshaves, Poloni, Drejtimi, Marrëdhënie  Ndërkombëtare. Përvojën  profesionale e kam ushtruar dhe vazhdoj tutje në fushën e hulumtimeve politike dhe ekonomike.

Angazhimin politik e kam filluar në moshë të re, në qytetin e Prishtinës, duke qenë kështu si Delegate në radhët e Lidhjes Demokratike te Kosovës në degën e IV-të.

Qëllimi i  kryesorë i kyçjes në politikë për mua ka qenë dhe gjithnjë do të mbetet fuqizimi i të rinjve dhe grave në sferën ekonomike dhe politike.

Si e lindur dhe e rritur në Kryeqytetin tonë Prishtinën, gjithmonë e kam ëndërruar që të jetë vendi i mundësive të shumta për  të rinjtë dhe gratë. Besimi i çdo qytetari do të jetë një shpresë për krijimin e këtyre mundësive dhe do jetë zëri i përfaqësimit të tyre. Besimi juaj do të jetë përgjegjësi tejet e madhe për mua.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker